16:43 / E Enjte, 09 Prill 2020 / indeksADMonline

Futbollistët e skuadrës angleze bëhen të parët që e shtyjnë marrjen e pagave, shkaku i koronavirusit

Skuadra angleze, Southampton ka njoftuar që futbollistët e tyre dhe trajnerët kanë pranuar shtyrjen e marrjes së pagës.

Këto masa janë marrë nga ta për ta ndihmuar stafin e tyre gjatë krizës me të cilën janë duke u përballur shkaku i pandemisë covid-19, transmeton IndeksOnline.

Futbollistët dhe stafi tjetër i stërvitjes nuk do të marrin një pjesë të pagave të tyre për muajt prill, maj dhe qershor.

Po ashtu kjo skuadër njoftoi që do të vazhdojnë mbështetjen për qytetin e tyre./IndeksOnline/.