16:22 / E Hënë, 19 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Futbollistët që kanë luajtur në Chelsea dhe Barcelonë (Foto)

Skuadra e Chelseat pret nesër (e martë) skuadrën e Barcelonës në ndeshjen e parë eliminatore për Ligën e Kampionëve.

Përveç dy anëtarëve aktual të Bluve të Londrës, Cesc Fabregas dhe Pedro, a ju kujtohet se cilët futbollistë kanë luajtur për Barcelonën dhe Chelsean?

Më poshtë i gjeni gjashtë prej tyre, shkruan IndeksOnline.

  1. Julian Belleti, luajti për Barcelonën në sezonet 2004-2007, kurse për Chelsean 2007-2010.
  2. Mark Hughes, luajti për Barçën gjatë viteve 1986-87, kurse për Chelsean 1995-98.
  3. Samuel Eto’o, për Barcelonën (2004-2009), për Chelsean (2013-2014).
  4. Ricardo Quaresma, për Barcelonën (2003-2004), për Blutë e Londrës (2009).
  5. Deco, Barcelona (2004-2008), Chelsea (2008-2010).
  6. Albert “Chapi” Ferrer, për Barcelonën në vitet 1990-98, për Chelsean 1998-2003.