17:24 / E Martë, 22 Maj 2018 / indeksADMonline

Futbollistët që shënuan “hat-trick” në Premierligë

Shtatë futbollistë kanë arritur të marrin topin në fund të ndeshjes këtë sezon në Premierligë.

Edhe pse janë shënuar shumë gola këtë sezon, vetëm 10 herë janë shënuar hat-trick gjatë gjithë sezonit, shkruan indeksonline.

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero ka arritur të shënoj nga tre gola në tri ndeshja gjatë këtij sezoni (Wtaford, Newcatle dhe Leicester).

Golashënuesi i dytë më i mirë, Harry Kane ka shënuar nga tre gola në dy ndeshje (Southampton dhe Burnley).

Ndërsa golashënuesi më mirë i Premierligës tregolësh ka shënuar vetëm në ndeshjen kundër Watford.

Nga tre gola kanë shënuar edhe Rooney (West Ham), Ramsey (Everton), Morata (Stoke) dhe Wilson (Huddersfield). /IndeksOnline/

 

Temat: