23:29 / E Shtunë, 03 Dhjetor 2022 / MSH

Futbollisti 17 vjeçar që vdiq nga arresti kardiak do të varroset nesër

Erion Kajtazi është futbollisti 17 vjeçar që u nda tragjikisht nga jeta.

Rasti i dhimbshëm ndodhi gjatë ndeshjes Trepça ’89 – FC&AN, atëherë kur Erioni pësoi arrest kardiak.

Erioni do të varroset nesër, në fshatin Zasellë.

Kështu ka bërë që të ditur gazetari Shkumbin Kajtazi.

“Miq e familjarë, Djali ma i mirë i familjes, Erioni, na la sot. Varrimi do të bëhet nesër në ora 14:30 në fshatin Zasellë” shkroi Kajtazi në Facebook.