09:02 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2024 / G T

Futbollisti i Hull Cityt realizoi një supergol mbrëmë, të gjithë po flasin për të

Skuadra e Hull Cityt shënoi një fitore të madhe mbrëmë në javën e 32-të në Champioship të Anglisë, pasi mposhti 1:2 Rotherhamin.

Një gol tejet i bukur u shënua në këtë takim dhe po vlerësohet shumë nga tifozët në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline

Futbollisti Jaden Philogene bëri disa lëvizje fantastike në zonën e 16-metërshit kundërshtar dhe më pas shënoi me stil.

Megjithatë, ky shënim është llogaritur si autogol, kurse tifozët në rrjetet sociale thonë se i takon lojtarit të Hull Cityt për shkak të këtij veprimi fantastik në zonë./Indeksonline/