10:31 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, thumbon Lionel Messin

Lionel Messi të hënën theu rekord duke fituar “Topin e artë” për herë të gjashtë në histori të klubit.

Argjentinasi u zgjodh lojtari më i mirë i vitit 2019 nga France Football-i, duke mposhtur holandezin Virgil van Dijk, i cili mbeti në vendin e dytë, shkruan Indeksonline.

Kjo duket se nuk i ka pëlqyer futbollistit kosovar Bernard Berisha.

Në profilin e tij në Facebook, Berisha ka postuar një fotografi ku shihet Messi, në disfatën turpëruese 4-0 nga Liverpooli në Ligën e Kampionëve.

/Indeksonline/