75 Mall Live Search
08:14 / E Enjte, 29 Gusht 2024 / G T

Futbollisti i Legia-s: Gjithçka varet nga ne, jo nga kundërshtari

Skuadra e Dritës sonte luan ndeshjen e kthimit ndaj Legia Warsawa në UEFA Conference League.

Futbollisti i klubit polak, Bartosz Kapustka foli dje gjatë ditës në konferencë për media dhe tha se është i gatshëm për këtë ndeshje, shkruan Indeksonline

Kapustka gjithashtu tha se gjithçka varet nga skuadra e Legia-s dhe jo nga kundërshtari (Drita).

FC Drita - Legia Warszawa w eliminacjach do Ligi Konferencji. Śledź  przebieg spotkania w Interii - Sport w SPORT.INTERIA.PL

“Edhe para ndeshjes së parë, stafi ynë ishte përgatitur mirë. Ne morën shumë informacione se çfarë mund të ofronte rivali ynë. Ne prisnim që ata të mbroheshin mirë. Nesër duam që ta mbyllim këtë cështje me fitore. Skenari i ndeshjes varet krejt nga ne, dhe jo nga kundërshtari”, u shpreh Kapustka

Kujtojmë që klubi i Legia-s ndeshjen e parë në Poloni e fitoi me rezultatin 2:0, por sonte në “Fadil Vokrri” Drita synon të bëjë befasi duke shkruar historinë e tyre./Indeksonline/