17:33 / E Martë, 24 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Futbollisti i Malishevës bëhet pishman, i rikthehet ”ish-it”

Rreth dy javë më parë, futbollisti Fiton Hajdari, njoftoj largimin e tij nga klubi i Malishevës.

Largimin e tij e kishte bërë të ditur vet ai përmes një postimi në Facebook.

Siç duket prej asaj ditë gjerat kanë ndryshuar, me sa duket klubi i Malishevës dhe futbollisti llapjan kanë ndërruar mendje, shkruan IndeksOnline.

Hajdari ka fshirë postimin e bërë në Facebook ku kishte shkruar:

 ”Të nderuar familjar dhe miq, desha t’iu informoj se që nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit FC MALISHEVA dhe jam lojtare i lirë. Dua t’i falënderoj bashkëlojtarët me të cilët kam kaluar momente shume te mira, trajnerët dhe kryesine e klubit”.

Skuadra e Malishevës, ka udhëtuar për në Turqi, ku po vazhdon stërvitjet në Antalia.

Drejt Antalisë me klubin ka udhëtuar edhe Fiton Hajdari, duket se skuadra dhe futbollisti kanë gjetur gjuhën e përbashkët përsëri.

Nuk dihet nëse ardhja e Bylbyl Sokolit në krye të Malishevës, ka bërë Hajdarin të vazhdoj me Malishevën. /IndeksOnline/