17:24 / E Enjte, 12 Janar 2023 / Gj. Sh

Futbollisti i Malishevës njofton largimin nga klubi

Futbollisti Fiton Hajdari, nuk do të jetë më pjesë e klubit të Malishevës.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ai përmes një njoftimi në Facebook, transmeton IndeksOnline.

Hajdari ka thënë se aktualisht është lojtar i lirë dhe ka falënderuar bashkëlojtarët, trajneret dhe kryesine e klubit të Malishevës.

”Të nderuar familjar dhe miq,Desha t’iu informoj se që nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit FC MALISHEVA dhe jam lojtare i lireDua t’i falenderoj bashkëlojtarët me të cilët kam kaluar momente shume te mira, trajneret dhe kryesine e klubit”, ka shkruar hajdari./IndeksOnline/