16:39 / E Diele, 26 Korrik 2020 / C E

Futbollisti i parë nga Shqipëria që do të luaj për Kosovën, shënon supergol në Suedi

Reprezentuesi i ri i U-21 të Kosovës, Edi Sylisufaj, po vazhdon të shënojë gola të bukur në elitën e futbollit suedez.

Sylisufaj ka realizuar sot një gol në ndeshjen mes Falkenbergsit dhe Norrkoepingut.

Falkenbergs po kryeson me 2:0 pas pjesës së parë, ndërsa Sylisufaj ka shënuar golin e dytë në miunutën e 31-të.

Edi është me prejardhje nga Tropoja dhe ka vendosur të përfaqësoj Kosovën. /IndeksOnline/