11:18 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Futbollisti kosovar largohet nga Anglia, do të luaj te Kukësi

Me ardhjen në pankinën e Kukësit të Pakult, në Shqipëri është duke u përfolur një transferim i mundshëm i Atdhe Nuhiut drejt këtij ekipi. Kjo për shkak se tekniku ka punuar më parë me futbollistin e Kosovës, ndërsa Nuhiu është duke kaluar një sezon “të errët” tek Shefildi, shkruan VIP.

Megjithatë këto zëra duken paksa të pavërteta, nëse marrim për bazë deklaratën e fundit të Nuhiut për “The Times”.

“Nuk ia uroj askujt këtë situatë që jam duke kaluar. Ky ishte sezoni i parë që nuk kam luajtur aq sa duhet  në fushën e lojës. Ndërsa tek Kosova më kanë aktivizuar si titullar dhe për këtë më duhet t’i falenderojë, për besimin që kanë treguar gjatë kësaj kohe.

Kontrata më përfundon në verë, prandaj nuk mund të them diçka tjetër për të ardhmen time. Por kur është koha për t’u larguar, duhet bërë një gjë e tillë. Megjithatë tifozët e ekipit të Shefildit e dinë se çfarë mund të bëj unë në fushën e lojës, edhe pse ndonjëherë nuk e tregojnë këtë gjë “, është shprehur Nuhiu.

Atdhe Nuhiu ka edhe 6 muaj të mbetur nga kontrata e tij me Shefild Uensdei, por kalimi i tij drejt Kukësit për momentin duket vetëm një spekullim.