13:39 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Futbollisti kosovar largohet nga skuadra e Bundesligas Gjermane pas 13 vitesh

Futbollisti kosovar, Valmir Sulejmani është larguar nga skuadra e famshme gjermane, Hannover pas plot 13 vitesh. Me një buqetë me lule dhe fjalë miqësie, Sulejmani ka treguar përvojën e tij të gjatë, por të ëmbël te Hannover.

“Tani është koha për lamtumirë. 13 vite tek Hannoveri po mbarojnë. Në moshën 9 vjeçare kam filluar te Hannover 96 dhe kam veshur me krenari fanellën me ngjyrat e këtij klubi. Nga ekipi i të rinjve gradualisht kam arritur deri tek ekipi i mirë dhe për mua ishte një realizim i një ëndrre.

Krahas që kam luajtur me futbollistë të mëdhenj ata vërtetuan se janë miq besnik edhe jashtë fushë. Qyteti, skuadra, klubi tani janë pjesë e imja përgjithmonë dhe gjithmonë do të jem krenar me ta. Hannoveri është një shtëpi dhe familje për mua.

Për të gjitha këto un mund të them vetëm Faleminderit.

Faleminderit të gjithë atyre që e bënë këtë ëndërr të paharrueshme. Faleminderit shokëve, trajnerëve, klubit dhe të gjithë atyre që më mbështetën në rrugën time.

Unë gjithmonë do ta shikoj këtë kohë të kaluar në klub me një buzëqeshje.

Faleminderit Hannover” shkruan Sulejmani në letrën lamtumirëse të tij./Indeksonline/