11:07 / E Shtunë, 19 Gusht 2023 / Gj. Sh

Futbollisti kosovar nënshkruan me kampionët e Shqipërisë

Futbollisti kosovar, Altin Bytyçi, sezonin e ri do të luaj për skuadrën e Partizanit të Tiranës.

Mbrojtësi 22-vjeçar ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër me Kampionin e Shqipërisë, shkruan IndeksOnline.

Bytyçi në tre vitet e fundit ishte pjesë e skuadrës së Kuksit.

Mbrojtësi nga Suhareka do ti bashkohet menjëherë ekipit në seancën e radhës./IndeksOnline/