13:39 / E Enjte, 30 Mars 2023 / B O

Futbollisti kroat për 2 vite në futbollin gjerman, shkak dopingu

Gjykata Sportive Gjermane ka marrë vendim që të suspendojë për 2 vite futbollistin kroat, Mario Vuskovic.

Vuskovic do të dënohet me dy vjet për shkelje të udhëzimeve të zbatueshme anti-doping. Ndalimi paraprak do të merret parasysh, dhe do të zbatohet në mënyrë retroaktive nga data 15 nëntor 2022 dhe të përfundojë në 14 nëntor 2024.

“Kemi marrë parasysh vendimin e Gjykatës Sportive të DFB-së dhe pas një shkëmbimi me avokatët e Marios, menjëherë ramë dakord për të apeluar vendimin. Tani do të presim me qetësi me arsyet e vendimit” thuhet në reagimin e HSV-së.

Vendimi i Gjykatës Sportive të DFB-së mund të apelohet në Gjykatën Federale të DFB-së brenda një jave./Indeksonline/

Mos i humb