Futbollisti ndëshkohet më të kuq pas dy minutave lojë (Foto)
Çudirat në futbollin e Amerikës Latinë nuk kanë të ndalur edhe kur bëhet fjalë për nivelin më profesional.
Në ndeshjen e Primera Division të Uruguait në mes të Boston River dhe CA Torque futbollisti i vendasve qëndroi vetëm dy minuta në ndeshje.
Augustin Gutierrez u ndëshkua me të kuq vetëm dy minuta pasi u inkuadrua në lojë.
Ndeshja ishte e tensionuar, ku gjyqtari u detyrua të largoj nga ndeshja tre futbollist. /IndeksOnline/