17:30 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Futbollisti që la Kosovën për Shqipërinë merr një lajm shumë të keq

Mbrojtësi i Shqipërisë, Ardian Ismajli do të jetë jashtë fushave për tri javë.

Ai është operuar sot pas lëndimit të pësuar në ndeshjen e fundit me Hajdukun e Splitit, shkruan Indeksonline.

 “Të urojmë rikthim të shpejtë dhe të suksesshëm”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ish-kapiten i Kosovës U-21, debutoi me Shqipërinë në ndeshjen ndaj Skocisë, ndërsa luajtiedhe në miqësoren me Uellsin.

Ismajli ishte në qendër të kritikave muaj më parë, kur zgjodhi të përfaqësoj Shqipërinë duke lënë Kosovën. /IndeksOnline/

Temat: