13:22 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Tifozët e Hajdukut kopjojnë “Intelektualët” e Dritës (Video)

Hajduku i Splitit është mposhtur në shtëpi nga Gorica me rezultat 0-2.

Tifozët kanë qenë shumë të zhgënjyer nga humba e skuadrës së tyre, shkruan indeksonline.

“Torcidat”, njëra nga tifozeritë më të zjarrta kroate ka hedhur fishekzjarrë në fushën e stadiumit.

Ata kanë sulmuar futbollistët e tyre në shenjë pakënaqësie për rezultatet.

Kujtojmë se një episod i ngjashëm ndodhi edhe në ndeshjen e Superkupës së Kosovës, ku tifozët e Dritës hodhën fishekzjarrë në stadiumin e rinovuar, “Fadil Vokrri”. /IndeksOnline/