12:09 / E Shtunë, 06 Qershor 2020 / indeksADMonline

Futet përmes rrugëve malore nga Serbia në Kosovë, policia arreston një serb

Raportohet se në fshatin Pogragjë të Gjilan, Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar veturën me targa të Serbisë të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë i cili me veturë përmes rrugëve malore nga Serbia kishte hyrë në Kosovë.

Gjatë kontrollit është vërejte se në veturë kishte pas tri makina për punimin e pllakave dhe pjesë përcjellëse të tyre vlera e të cilave nuk dihet.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit, vetura së bashku me mallrat është dërguar në pikën doganore Dheu i Bardhë  për procedura tjera, kurse i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Indeksonline/

fotoilustrim