Fytyra dhe pjesët intime të mbuluara, Bianca e YE tërheqin gjithë vëmendjen në Versajë
Bianca Censori dhe Ye (Kanye West) e kanë festuar ditëlindjen e reperit në një mënyrë luksoze, duke organizuar një festë private në një pjesë të Pallatit të famshëm të Versajës në Francë.
Në festë morën pjesë rreth 20 miq të afërt, ndërsa më pas mbrëmja vazhdoi në hotelin ultra-luksoz Airelles Château de Versailles, Le Grand Contrôle, transmeton Indeksonline.

Sipas burimeve, çifti ka shpenzuar pak më pak se 400 mijë dollarë për këtë organizim.
Edhe këtë herë, Bianca tërhoqi gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj. Ajo u shfaq me një korse në ngjyrë nude, të kombinuar me detaje dramatike prej puplash që mbulonin fytyrën dhe pjesët intime. Veshja provokuese u kompletua me një bisht të gjatë prej mëndafshi që zvarritej pas saj gjatë hyrjes.
Fotografitë dhe videot nga festa kanë nisur të qarkullojnë në rrjetet sociale, duke rikthyer çiftin në qendër të vëmendjes për stilin e tyre ekstravagant dhe mënyrën luksoze të festimit./Indeksonline/


