12:30 / E Enjte, 18 Prill 2024 / MSH

G7-a diskuton luftërat në Lindje të Mesme dhe në Ukrainë

Ministrat e Jashtëm të G7-s po takohen për të diskutuar luftërat në Lindje të Mesme dhe në Ukrainë në ishullin italian të Capri.

“Nuk dua të ekzagjeroj, por ne jemi në buzë të një lufte, një lufte rajonale në Lindje të Mesme,” tha shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, përpara diskutimeve.

“Ne duhet t’i kërkojmë Izraelit një përgjigje të përmbajtur ndaj sulmit iranian. Ne nuk mund të përshkallëzojmë”.

Dje sekretari britanik, David Cameron, tha se ishte e qartë se Izraeli kishte vendosur të hakmerrej.

Sekretari i Jashtëm pritet të bëjë thirrje për sanksione ndaj Iranit nga të tjerët në grupin e ekonomive të mëdha në takimin e sotëm, shkruan Skynews.