18:39 / E Diele, 28 Korrik 2019 / indeksADMonline

Gabimet gjatë dushit që e bëjnë më të vështirë të përballojmë vapën verore

Jashtë është nxehtë dhe dëshira juaj e vetme është që të freskoheni në dush të ftohtë?

Një gjë e tillë duhet shmangur gjithsesi, pasi vetëm sa do ta vështirësojë përballimin e temperaturave të larta.

Preferohet të bëni një dush me ujë të vakët, pasi ul temperaturën e trupit dhe nuk ka kohë të mjaftueshme për të neutralizuar natyrshëm temperaturën e jashtme. Receptorët e sipërfaqes së lëkurës, thonë shkencëtarët, ndihmojnë të ndjehen rehat edhe në temperatura të tilla të larta.

Këta receptorë, të cilët matin në mënyrë të përsosur temperaturën e jashtme, dërgojnë automatikisht sinjale në trup nëse duhet ftohur apo ngrohur.

Nëse është tepër nxehtë jashtë, trupi do të rrisë rrjedhën e gjakut për të nxjerrë sa më shumë nxehtësi nga trupi, kështu që ne do të djersitemi dhe shtresa sipërfaqësore në lëkurë fillon të freskojë trupin. Përveç dusheve me ujë të ftohtë, nuk rekomandohen as pijet e ftohta.

Pijet e ftohta do t’ju freskojnë për momentin, por ato mund të rezultojnë në ngushtimin e enëve të gjakut, gjë që redukton humbjen e nxehtësisë. Pijet e ftohta freskojnë vetëm pjesën e sipërme të sistemit të tretjes dhe shumë shpejt do të thithin temperaturën e trupit, andaj nuk e ulin temperaturën e tërë organizmit.

Por rregulli numër një gjatë ditëve të nxehta të verës është konsumimi i sa më shumë lëngjeve, ose 2.5 deri në tri litra ujë.

Po ashtu, nuk rekomandohet të bëni stërvitje gjatë kohës kur temperaturat janë të larta dhe të mënjanohet përdorimi i alkoolit.