16:44 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

Gabimet më të mëdha që bëni gjatë ushtrimeve

Është shumë mirë nëse ju ushtroni në palestër. Por është e gjitha një humbje kohe nëse nuk i bëni gjërat siç duhet.

Duke folur për Femail, trajneri personal me bazë në Sydney, Dylan Rivier- zbuloi gabimet kryesore që bëjnë burrat dhe gratë gjatë palestrës, transmeton Indeksonline.

Gabimet që bëjnë më së shumti gratë: 

Për Dylanin, një nga gabimet kryesore që bëjnë gratë në palestër është frika nga dhoma e peshave.

“Është kaq e zakonshme dhe përkundër që tani ka aq shumë literaturë që tregon për dobitë e heqjes së peshave të rënda, ka ende një stigmë të bashkangjitur se peshat e rënda i bëjnë dëm grave”, tha Dylan.

Gabimet më të rënda të burrave:

Gabimi më i madh që shoh në palestër tek djemtë është që ata kapen në një rutinë të ndarë të ushtrimeve dhe kjo nuk është e nevojshme.

Dylan argumentoi se ndarja e ushtrimit të pjesëve të trupit në ditë të caktuar është një gabim.

“Nëse ndani stërvitjet tuaja në grupe si për shembull- të hënën, ditën e gjoksit- të martën, ditën e këmbëve, etj- kjo do të thotë se ka shtatë ditë të plota për ushtrimin e muskujve tuaj. Nëse trajnonin gjoksin tuaj të hënë dhe pastaj nuk e bëni atë deri të hënën tjetër, keni humbur shumicën e përfitimeve që po përpiqeni t’i bëni deri sa të ju vije radha përsëri”, ka thënë Dylan./Indeksonline/