20:38 / E Hënë, 24 Gusht 2020 / indeksADMonline

Gabimi teknik që u lëshua nga Facebook-u i Thaçit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një videomesazhi, sonte iu drejtua qytetarëve të vendit.

Ai ndër të tjera i shprehi mirënjohje të gjithëve që po kalojnë në këtë kohë sfiduese për shkak të pandemisë COVID-19. Derisa bëri apel që mos të nënvlerësohet ky virus.

Po ashtu presidenti falënderoj edhe Shqipërinë e qeverisë shqiptare që në këto ditë, hapën dyert për shtetasit kosovarë në sezonin e verës.

Ndërsa foli edhe për Gjykatën Speciale. Por, para këtij videomesazhi, në faqen zyrtare të Presidentit, u lëshua një gabim teknik, ku mediat e lansuan.

Ndëra, ky paralajmërim në formë mbishkrimi u largua menjëherë në FB-në e Thaçit, po ashtu edhe nga mediat e shkruara.

Ndryshe ndër të tjera, presidenti në fjalimin e tij tha se ka kërkuar nga Kuvendi që mandati i Speciales të zgjasë deri në njoftimin e përfundimit nga Këshilli Europian./Indeksonline