Gabon Kasami, por shënon Lenjani

Po zhvillohet ndeshja e javës së 25-të të Superligës së Zvicrës në mes të Sionit dhe Servette.
Aktualisht rezultati është 1-1 derisa për vendasit ka shënuar futbollisti nga Kosova, Ermir Lenjani.
Ylli shqiptar realizoi në minutën e 30-të pas një kundërsulmi të shpejtë.
Ai e përmirësoi gabimin e Pajtim Kasamit që në minutën e shtatë humbi penalltinë. /IndeksOnline/