22:51 / E Mërkurë, 18 Shtator 2019 / indeksADMonline

Galaktikët “shuhen” në Paris nga ish-i i tyre

Real Madrid nuk e ka nisur mirë sezonin e ri në Ligën e Kampionëve.

Skuadra më e trofeshme në këtë edicion u mposht nga PSG në Paris me rezultat 3-0.

Dy golat e parë në këtë ndeshje i realizoi ish-sulmuesi i Realit, Angel Di Maria.

Argjentinasi realizoi fillimisht në minutën e 14-të pas një asistimi nga Bernat, shkruan Indeksonline.

Di Maria realizoi golin e dytë të tij në minutën e 33-të, veç kësaj here u asistua nga Gueye.

Dy minuta më vonë realizoi edhe Bale, por që goli i tij u anulua nga VAR pasi uellsiani kishte pranuar topin me dorë.

Golin e tretë në ndeshje e shënoi Meunier në minutën e parë shtesë.

Pas kësaj fitoreje, PSG mban kreun me 3 pikë, e ndjekur nga Club Brugge dhe Galatasaray me nga 1 pikë. E fundit në grupin A është Reali pa asnjë pikë. /IndeksOnline/