Galaxy S24 FE, modeli që ofron më të mirat e Inteligjencës Artificiale

Smartfoni më i ri Fan Edition i është shtuar pak kohë më parë gjeneratës së Samsung S24 Galaxy dhe që prej atij momenti aftësitë e plota të Inteligjencës Artificiale u bënë të qasshme nga ende më shumë persona.
Nga fotografitë e përmirësuara me AI, performanca e lartë, dizajni i bukur dhe të tjera veçori që kanë si themel AI, ky smartphone do t’ju hapë dyert drejt një epoke të re, edhe nëse buxheti juaj nuk i kalon shifrat me tre zero. Galaxy S24 FE ishte modeli me çmimin më joshës në ekosistemin Galaxy AI dhe më poshtë listojmë vetëm disa nga arsyet përse duhet ta bëni tuajin menjëherë këtë telefon të zgjuar.
Kamera detajiste për një përmbajtje unike
Galaxy S24 FE karakterizohet nga konfigurime të përmirësuara të kamerës, duke i bërë përdoruesit të jenë më krijues. Galaxy S24 FE e bën të lehtë për këdo që të bëjë foto dhe video mahnitëse. Kamera premium përmban një lente të gjerë 50 MP dhe lente telefoto 8 MP me zmadhim optik 3X, plus një lente ultra të gjerë 12 MP dhe një kamerë selfie 10 MP, janë të fuqizuara nga ProVisual Engine i bazuar në AI dhe veçoritë Photo Assist të Galaxy AI.
Duke bërë debutimin e tij në serinë FE, ProVisual Engine përmban teknologji jashtëzakonisht të përmirësuar që përdor algoritme të avancuara të AI për të ofruar detaje mbresëlënëse dhe tekstura jashtëzakonisht delikate. Këto përmirësime vijnë falë opsioneve si: Nightography, zmadhimi nga AI ngjyrat e gjalla, Generative Edit, Portrait Studio që krijon selfiet si vizatime, komike, piktura me bojëra uji ose skica për t’i shtuar hijeshi profileve në internet. Edit Suggestions heqin shpejt të metat e bezdisshme, të tilla si reflektimet, me shtypjen e një butoni, Instant Slow-mo etj.

Galaxy S24 FE përfshin të njëjtën përvojë të avancuar të AI si seria Galaxy S24. E krijuar për të përmirësuar punën, për të thjeshtuar komunikimin dhe për të rritur lidhjen, Galaxy AI në S24 FE ofron mjete që hapin mundësi të reja. Kërkimi nuk ka qenë kurrë më i lehtë se kaq në një smartfone të Fan Edition. Mjafton një shtypje e gjatë e butonit kryesor dhe rrethimit të objektit dhe menjëherë do të keni informacionin që kërkoni. Circle to Search është padyshim një nga opsionet e preferuara.
Interpreter është një tjetër karakteristikë e mbështetur nga Inteligjenca Artificiale që përkthen në çast bisedat, leksionet ose çdo lloj tjetër prezantimi, edhe kur nuk është i lidhur në internet. E për të plotësuar këtë karakteristikë Live Translate thyen barrierat e komunikimit në telefonata dhe tani po shtrihet në një përzgjedhje të aplikacioneve të njohura të palëve të treta. Të gjithë do të kenë mundësi të përkthejnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në disa nga gjuhët më të folura në planet.

Composer është karakteristika tjetër që do t’ju shpëtojë nga çdo ngërç mendimesh kur ju duhen tekste të shkurtra gati për mailet tuaja ose përshkrimi që do të tërheqë vëmendjen e të gjithëve në rrjetet sociale. Nga Tastiera Samsung Composer gjeneron tekst të sugjeruar bazuar në fjalë kyçe të thjeshta për email dhe aplikacionet e mbështetura të mediave sociale. Dhe për të gjithë ata që janë të “mbingarkuar” me punë çdo ditë të javës, Note Assist riorganizon procesin e marrjes së shënimeve dhe automatizon formatimin dhe përkthimin. Në Samsung Notes, mund të merrni transkriptimin, përkthimin dhe përmbledhjen e regjistrimeve zanore drejtpërdrejt. Tekstet në skedarët PDF gjithashtu mund të përkthehen dhe mbivendosen përmes PDF overlay translation.
Njgyrat e veçanta si blu, grafit, mente dhe e verdhë, bateria më e madhe, ekrani me ngjyra të gjalla dhe më i madhi ndonjëherë në serinë FE, shpejtësia e rifreskimit, etj., janë të tjerë karakteristika që e bëjnë këtë smartfonë një telefon të fuqishëm dhe të veçantë.