17:10 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Galaxy S6 bëhet me Android Oreo

Samsung tashmë ka publikuar versionin beta të Oreo për përdoruesit e telefonit Galaxy S8.

Megjithatë, ky nuk është lajmi i vetëm i mirë për pajisjet Samsung, pasi sipas informacioneve më të reja edhe modeli nga viti 2015, Samsung Galaxy S6 do të bëhet me versionin e ri të sistemit operativ Oreo.

Samsung ende nuk ka bërë të ditur datën zyrtare të azhurnimit me sistemin e ri Oreo në modelin Galaxy 6.