22:47 / E Shtunë, 27 Prill 2024 / G T

Gallagher, Chelsea barazon rezultatin ndaj Aston Villas

Skuadra e Chelseat ka shënuar golin e dytë ndaj Aston Villas në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Premier League.

Golin për 2:2 e shënoi Conor Gallagher në minutën e 82’të, shkruan Indeksonline

Mesfushori anglez, Gallagher shënoi një gol të bukur për ta barazuar rezultatin në “Villa Park”.

Kujtojmë që golin e parë për Blutë e Londrës e shënoi Noni Madueke./Indeksonline/