75 Mall Live Search
10:00 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Galliani e Berlusconi premtojnë se do ta bëjnë këtë skuadër të vogël gjigante

Silvio Berlusconi e Adriano Galliani e kanë nisur punën te skuadra e re, Monza. Pak ditë pasi kanë blerë aksionet e skuadrës që garon në ligën e tretë italiane, dy ish shefat e Milanit kanë plane për ta fuqizuar Monzan.

“Ekipi i vetëm që mund të na kthejë emocionet që kishim te Milani, është Monza. Berlusconi në muajt e fundit ka refuzuar disa oferta nga skuadra për t’i blerë, vetëm për të marrë Monzan. Ne jemi rritur te Monza, jemi të lidhur emocionalisht me këtë skuadër. Banojmë vetëm 3 kilometra larg stadiumit. Synojmë që ta bëjmë një ekip gjigant në të ardhmen” ka thënë Galliani./Indeksonline/