22:49 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / indeksADMonline

Gana nuk e ka tërhequr njohjen, madje akrediton ambasador në Kosovë (Foto)

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur lajmin se shteti i Ganës ka akredituar ambasador në Republikën e Kosovës.

Pacolli ka deklaruar se Kosova po fuqizohet në arenën ndërkombëtare përkundër lajmeve të rrejshme që dikush nga fqinjët verior lanson çdo ditë, shkruan Indeksonline.

Pacolli po ashtu ka thënë se askush nuk duhet të bie pre e propagandës serbe për tërheqje të njohjeve.

Duhet përkujtuar që kohë më parë nga Serbia është deklaruar se Gana tërheqë njohjen e Kosovës, lajm që del të jetë plotësisht i pavërtetë.

Postimi i plotë:

Gana akrediton ambasador në Republikën e Kosovës…

I nderuar me prezencën e ambasadores së Ganës znj. Salma Frances Mancell- Egalla, e cila të premten do të dorëzojë letrat kredenciale si ambasadore jorezidente në Republikën e Kosovës.
Republika e Kosovës po fuqizohet në arenën ndërkombëtare përkundër lajmeve të rrejshme që dikush nga fqinjët verior lanson çdo ditë.
Askush nuk duhet të bie pre e propagandës serbe për tërheqje të njohjeve( një lajm i tillë u lansua nga Serbia edhe për Ganën). Njohjet e reja për shtetin e Kosovës nuk do të ndalen.