Philip Kosnett betohet ambasador i ri i SHBA-së në Kosovë
Philip Kosnett është betuar ambasador i ri i SHBA-së në Kosovë.
Në kë ceremoni ka marrë pjesë edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Thaçi ka uruar Kosnett, duke i ofruar mbështetje të plotë të Republikës së Kosovës, transmeton Indeksonline.
Ndërsa, uroi ish-ambasadorin Delawie për punën që ka bërë në Kosovë.
Postimi i plotë:
Ishte kënaqësi të marrë pjesë në betimin e ambasadorit të ri të SHBA-së në Kosovë, Philip J. Kosnett, të organizuar në Departamentin Amerikan të Shtetit. Ambasadorin Kosnett e urova për punën e re, duke i ofruar mbështetje të plotë të Republikës së Kosovës. Kurse, ish-ambasadorin Delawie e falënderova për punën e shkëlqyeshme që ka bërë në Kosovë./Indeksonline/