22:13 / E Hënë, 22 Korrik 2019 / indeksADMonline

Gani Dreshaj mbledhë nëndegët në Istog: AAK partia me rritjen më të madhe në vend

Kryetari i degës së AAK-së në Istog, Gani Dreshaj ka mbledhur asambleistët e kësaj zone.

Temë diskutimi ishin ngjarjet e fundit që ndodhën në Qeveri, ku Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Ndryshe, Dreshaj në llogarinë e tij në facebook ka potencuar se AAK-ja është partia me rritjen më të madhë në vend në dy vitet e fundit.

“Me nëndegët e AAK-së në Istog dhe asambleistët diskutuam për ngjarjet e fundit në vend.

Është motivues vullneti i të gjithëve për tu ballafaquar me situatat e reja që na presin në ditët e javët në vijim.

AAK është partia me rritjen më të madhe në dy vitet e fundit në vend dhe ky është një fakt i fuqishëm për punën e qeverisjes Haradinaj.

G.D” shkruan Dreshaj.