Gani Dreshaj tregon se si duhet të ndalen aksidentet në Kosovë, i gjen fajtorët
Deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj e ka dhënë versionin e tij për numrin e madh të aksidenteve në rrugët e Kosovës. Deputeti që jeton që disa vite në Gjermani ka folur për përvojën e tij në rrugët e Evropës duke tërhequr paralele ndaj rrugëve të Kosovës. Biznesmeni i njohur ka dhënë këshilla se si duhet të tejkalohet kjo situatë.
“Sipas informacioneve që kam, Kosova rënditet e para në Evropë për numrin e aksidenteve rrugore në krahasim me territorin e numrin e banorëve që ka. Masat e ndërmarra nga ministritë përkatëse dhe policia nuk kanë ndikuar në uljen e aksidenteve në trafik. Përkundrazi, të dhënat e fundit tregojnë se ka rritje të aksidenteve me fatalitet dhe lëndime të rënda. Përveç fajësimit të vozitësve, institucionet duhet të ndryshojmë qasjen dhe politikat. Në 95% të rasteve, raportet policore thonë se vozitësit janë fajtorët kryesorë.
Manovrimi i pasigurt me automjet, mos mbajtja e distancës, mos përshtatja e shpejtësisë ndaj kushteve të rrugës, tejkalimi i shpejtësisë së kufizuar, ndërrimi i parregullt i shiritave, tejkalimi i parregullt dhe mos respektimi i përparësisë së kalimit, sipas Policisë, janë shkaktarët kryesorë të aksidenteve. Politikat qeveritare kanë një pjesë të madh të fajit për këto. Automjetet e vjetra dhe në gjendje të dobët teknike, licencimi i mbi 100 qendrave të kontrollit teknik, mosinspektimi i këtyre qendrave, dizajni i rrugëve, shenjëzimi, metodat e policimit dhe mos aplikimi i normave të ligjit i cili parasheh marrjen e masave konform kundërvajtjes, janë disa nga faktorët që kanë sjellur këtë situatë alarmante.
Në fund të vitit të 2016, Policia e Rajonit të Gjilanit kishte ndërmarrë një operacion për kontrolle teknike të jashtëzakonshme, ku nga 104 automjete të kontrolluara, të gjitha kishin rezultuar teknikisht jo në rregull, prej tyre edhe 14 autobusë, 27 kamionë dhe 25 kombi. Një operacion i tillë ishte ndërmarrë edhe në Prizren, ku nga 52 automjete të kontrolluara, në të gjitha ishin paraqitur probleme teknike, ndër ta edhe në 20 autobusë.
MPB ka ndërrmar masa për ekzekutimin e gjobave në trafik. Për këtë Policia e Kosovës nuk kishte bërë përgaditjet e nevojshme e as që i ka bërë deri me tani që qytetarët e Republikës së Kosovës apo edhe mergimtarët tanë mos të shkojn prej një qyteti në qytetin tjeter për mbylljen e rasteve të kundërvajtjeve që kishin me herët. Këto përgaditje e kishin gjetur policinë tonë në gjumë, se pse këto raste nuk ishin mbyllur ndër vite, kjo mbetet përgjegjësi e krerëve të Policisë së Kosovës.
Vetem dy ditët e fundit Policia e Kosovës përmes shkreses zyrtare ka kërkuar nga personeli i vetë që rastet e pagesave të dyfishta të rregullohen dhe mos të përseriten në të ardhmen. Në këto raste ku po mbetet përgjegjesia, demtimi i gjepit të qytetareve, koha e humbur, pra shkelja e të drejtave të qytetareve të garantuara me kushtetutën e vendit, apo në policinë e Kosovës ka prej atyre që nuk njohin normat ligjore dhe shkelin të drejtat e qytetarëve të Republikës së Kosovës, pra siç janë rastet e pagesave të dyfishta të denimeve, pritjet e shumta nepër stacionet policore, shpenzimet e pa nevojshme duke bredhur sa ne nje stacion ne tjetrin per te kryer sherbimet e shlyerjes se denimeve, mungesa e një sistemi elektronik që do mundësonte evitimin e pengesave për qytetarët që mos të shkojn prej një qyteti në një qytet tjeter për mbylljen e denimeve që kishin.
Është edhe më shqetsuese fakti i shkeljeve të të drejtave të njeriut, ku qytetaret po ndalohen neper pikat kufitare për shkak të ndalesave nga gjykatat për shkak të gjobave apo edhe mos mbylljes së tyre me kohë nga ana e policisë, kjo ndodhë edhe në ditët e vikendit ku gjykatat nuk punojnë. Sot të ndalohet një qytetar në pikën kufitare dhe mos ti lejohet kalimi duke pas parasysh edhe rastet me nevojë të veçanta të shërimit jashtë vendit përbën shkeljen më të rëndë të kushtetutes, pra në vend se policia ti kërkon me kohë dhe brenda teritorit të Kosovës ajo të njejtit i ndalon dhe maltreton në pikat kufitare.
Edhe metodat e policimit që nuk janë të përshtatshme as për nga natyra që kemi si popull, por as për nga infrastruktura.
Dizajnimi i rrugëve automobilistike në Kosovë bëhet pa ndonjë vlerësim për rreziqet e mundshme. Rrugët e dëmtuara dhe sinjalizimi jo adekuat kontribuojnë gjithashtu në aksidentet automobilistike.
Pas zgjerimit të rrugës magjistrale e cila ndan qytetin e Fushë Kosovës në dysh, numri i aksidenteve është rritur dukshëm. Në rastin e Fushë Kosovës, përderisa komuna ka lejuar ndërtimin e banesave kolektive dhe zonës industriale, ministria ka ndërtuar një rrugë me gjashtë korsi. Përderisa shenjat e komunikacionit kërkojnë që shpejtësia të kufizohet në nivelet e vozitjes në një rrugë fshati, rruga e gjerë i motivon vozitësit që të vozisin si në autostradë.
Një kombinim fatal për shumë qytetarë të Fushë Kosovës. Pra, mos komunikimi i duhur mes ministrisë dhe komunave është më se evident. Dallimet e shumta në mes të institucioneve përgjegjese në qëndrimet shfaqen ngase institucionet publike nuk komunikojnë sa duhet mes vete, për shkak të dallimeve politike, interesave të ndryshme dhe inateve të krijuara ndër vite, ndërsa në fund viktimë i këtij mos komunikimi është qytetari.
Është shqetësuese edhe mënyra se si policët shfaqen në autostradë. Kudo në botë dhe Evropë nuk sheh që policët të ndalin veturat në autostradë ku shpejtësia është maksimale. Vendosja e radarëve statikë do të ishte zgjidhja më ideale për këtë.
Si deputet i Kuvendit të Kosovës do të propozoj shpejt që të ndryshohet edhe ligji për autoshkolla. Në rrugët e Kosovës fatkeqësisht duhet të them që një numër i madh i shoferëve janë me patentë shoferë të blera. Shumë nga ta nuk i dinë shenjat dhe rregullat e komunikacionit, çka ndikojnë indirekt në numrin e aksidenteve në Kosovë.
Rregullat dhe ligjet nuk janë për tu zbatuar vetëm nga qytetarët, por nga gjithë ne, andaj për të ruajtur jetën e qytetarit tonë kërkohet angazhim maksimal, komunikim i vazhdueshem ndër institucional që neser mos të pendohemi për atë që se kemi bërë sot” ka thënë Dreshaj.