18:20 / E Hënë, 19 Shkurt 2024 / Zgjim Sefa

Gani Sejdiu emerohet kryetrajner i Drenicës

Pas nderprerjes së bashkëpunimit me trajnerin Bashkim Idrizi, Bordi i KF Drenica, kanë vendosur unanimisht për ta emëruar kryetrajner të skuadrës, Gani Sejdiun.

Ish trajneri i Renoves në Maqedoni, pastaj shumë skuadrave kosovare si Trepca 89, Feronikeli, Besa, Ballkani, Vëllaznimi, e Phoenix, Gani Sejdiu ka arritur marrëveshje për 18 muaj me klubin, gjithmonë duke u bazuar në ecurinë e klubit.

Sejdiu është emër i njohur në futbollin kosovar pasi ka qenë kampion i Kosovës, fitues i Kupës së Kosovës, fitues i Superkupës së Kosovës.