12:52 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / OSH

Ganimete Musliu, ministrit Quni: Tani pasi janë në burg Thaçi e Veseli, kur do të jepni dorëheqje?

Ministri i Mbrojtjes,  Anton Quni, kishe deklaruar kohë më parë se në momentin që të shoh prapa grilave ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish- kreun e Kuvendit Kadri Veseli, do të jepte dorëheqjen, raporton IndeksOnline.

E në lidhje me këtë deklaratë të tij ka reaguar deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, e cila ka pyetur Qunin se meqë dëshira e tij tanimë është përmbushur kur do të ndodhë akti i dorëheqjes së tij?

Në përgjigje e tij, ministri Quni,  i është përgjigjur deputetes Musliu se ky proces vetëm sa ka filluar dhe se duhet pritur epilogun.

“Presim epilogun, pastaj do të shoh se çfarë do të bëj”, deklaroi ai./IndeksOnline/