Garë interesante për zonën play-off, Drenica dhe Llapi fitojnë
Kanë përfunduar ndeshjet e javës së parafundit në Superligën e Kosovës.
Vëmendja më e madhe ishte te ndeshja e Llapit kundër Malishevës, shkruan Indeksonline
Skuadra nga Podujeva ka shënuar fitore 3:2 ndaj Malishevës, duke vazhduar garën për t’i ikur barazhit.
Fitore të madhe ka shënuar Drenica, të cilët mposhtën 3:2 Ferizajn.
Llapi tani ka 46 pikë në zonën e barazhit, kurse Drenica 47 pikë.
Ndeshjet e fundit përcaktojnë edhe skuadrën që do mbetet në barazh.
Drenica luan ndaj Prishtinës, kurse Llapi ndaj Ferizaj./Indeksonline/

