15:07 / E Premte, 27 Korrik 2018 / indeksADMonline

Gashi: Baca Adem simbol i rezistencës

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka dërguar një telegram ngushëllimi për familjen Demaçi në emrin e tij dhe të dikasterit që udhëheq.

“Baca Adem do të mbetet simbol i rezistencës, sakrificës dhe vuajtjeve për lirinë e Kosovës. Veprat patriotike të Bacës Adem do të mbeten të përjetshme. Kontributi i tij, vlerat e tij intelektuale, do të jenë frymëzim dhe udhërrëfyes për të gjithë ne. Baca Adem ishte dhe do të jetë një nga modelet më të mira të ndërtimit të kombit dhe shërbimit të atdheut. Qoftë i lehtë dheu i Kosovës për z. Adem Demaçi, i cili gjatë jetës së tij ka dhënë një kontribut historik për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj.”, ka thënë ai.