Muhaxhiri: Marre për LDK-në, në varrimin e Rugovës ishin të gjithë
Analisti kosovar, Artan Muhaxhiri e ka quajtur të turpshëm vendimin e LDK-së për të bojkotuar ceremoninë e varrimit të Adem Demaçit. Sipas Muhaxhirit, në varrimin e Ibrahim Rugovës ishin prezent edhe kundërshtarët e tij.
“Bojkotimi i ceremonisë së varrimit të Adem Demaçit nga LDK është i turpshëm. Ai duhej të respektohej për vitet e burgut.Ky subjekt politik mund të mos pajtohet me deklaratat e tij pas viteve të 90-ta, por ato kanë qenë zgjedhje e tij.
Por secili qytetar i vendit duhet të ketë respekt për vitet e burgut, për jetën e sakrifikuar në shërbim të kombit nga ai. Deklaratat politike janë diçka tjetër.
Edhe Ibrahim Rugova ka pasur deklarata politike kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por në varrimin e tij kanë marrë pjesë të gjithë” ka thënë Muhaxhiri.