19:34 / E Shtunë, 20 Prill 2019 / indeksADMonline

Gashi – Chisora, ja në sa ora pritet të zhvillohet meçi

Bokseri i peshave të rënda Senad Gashi sot do të përballet me Dereck Chisora ​në ‘O2 Arena’ në Londër.

Gashi i ka fituar 15 nga 17 meçet e tij profesionale dhe të gjitha triumfet i ka arritur me nokaut. Dy humbjet e tij janë nga Carlos Takam (të cilin e ka mposhtur Chisora në vitin e kaluar) dhe Tom Schëarz (i cili përballet me Tyson Furyn gjatë verës që vjen).

“Këtë herë kam pasur një kamp trajnimi të plotë dhe kam bërë detyrat e shtëpisë. Unë jam i përgatitur dhe i gatshëm për të marrë fitoren. Unë shikoj meçet e Chisora-s ​​çdo ditë. E di që unë jam në gjendje t’i jap çdo boksieri në planet një natë të vështirë dhe do t’i tregoj të gjithëve Senad Gashin e vërtetë më 20 prill.” ka deklaruar Gashi dy ditë më parë.

Dueli ndaj Chisoras, që do të zhvillohet të shtunën në ‘O2 Arena’, do të jetë meçi i dytë më i madh i bokserit nga Peja dhe mund të cilësohet si meçi i karrierës, shkruan IndeksOnline.

Vendi i meçit
O2 Arena, Londër

Data
20 prill (e shtunë)

Koha
Duelet paraprake fillojnë rreth orës 20:00 (me kohën tonë), ndërsa meçi kryesor pritet të fillojë rreth orës 23:00 (me kohën tonë)