09:50 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Gashi nis një rrugëtim të ri në karrierë?

Reperi i njohur shqiptar me famë botërore, Gashi, çdo ditë e më shumë po shënon suksese në muzikën ndërkombëtare.

Pak kohë pasi publikoi albumin e tij të ri, Gashi ka treguar për një hap të ri që ka ndërmarrë, shkruan Indeksonline.

Reperi shqiptar ka bërë të ditur se po e hap një kompani muzikore ku do të nënshkruajë me këngëtarë të rinj.

“Unë kam nisur labelin tim të quajtur 423 dhe po kërkoj të nënshkruaj me artistë të rinj. Por, ata duhet të kenë muzikë të publikuar paraprakisht”, ka shkruar  Gashi. Por, reperi u pendua më vonë duke e fshirë postimin e tij.

Kujtojmë se gjatë verës, Gashi performoi në Prishtinë në kuadër të “Sunny Hill Festival”./Indeksonline/