13:22 / E Enjte, 19 Nëntor 2020 / A. M.

Gashi i LDK-së thirrje partive: Të bëhemi bashkë, Serbia të marrë përgjegjësinë për krimin e të pagjeturve!

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi i ka bërë thirrje gjitha subjekteve politike që të bëhen bashkë për temën e të pagjeturve.

Sipas tij, kjo është një temë jashtëzakonisht e ndjeshme për Republikën.

“Trajtimi i saj mbi idenë e politizimit është vetëm edhe një hap drejt turpit të përbashkët të përdorimit për interesa ditore politike të një çështje kaq të dhimbshme nacionale.

Personat e pagjetur dhe fati i tyre, dhimbja e familjeve dhe shoqërisë kosovare, të përdoret për interesa politike me argumente të paqena, është një turp i madh.

Shteti që e ka ba këtë krim të marrë përgjegjësinë, duhet të jemi bashkë, duhet të krijojmë partneritet ndërkombëtar dhe presion mbi Serbinë”, ka deklaruar ai.

Më poshtë, video e përgatitur nga Indeksonline;