14:02 / E Shtunë, 03 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Gashi koncert në Evropë, gati ta ndez Zvicrën

Viti 2018 po del të jetë vit i suksesit për reperin shqiptar, Gashi. Përpos shumë projekteve të suksesshme, Gashi po mban edhe shumë koncerte duke qenë ndër reperët më të kërkuar në treg.

Përpos në SHBA, ku edhe vepron, reperi po ka koncerte edhe në Evropë. Së shpejti ai pritet të jetë në Zvicër, në “Red and Black”. Saktësisht ai do të performoj me 10 nëntor në këtë klub nate, transmeton Indeksonline.

Gashi njihet si ndër reperët që di të elektrizoj atmosferën në çdo koncert që është. Këtë e dëshmoj në festivalin “Sunny Hill” ku performanca e tij u vlerësua me notë maksimale nga publiku.

Projekti i fundit i reperit ishte “Creep on me” në bashkëpunim me Dj Snake dhe French Montana që u pëlqye shumë. Ndërsa Gashi së shpejti pritet të sjellë albumin e ri, ku pjesë do të jetë reperi Ledri Vula./Indeksonline/

Temat: