16:40 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Gashi me artistët nga Gjakova vizatojnë murale në qytet

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi bashkë me artistët e rinj nga Gjakova kanë promovuar projektin “Arti që i jep ngjyrë qytetit”.

Gashi ka shkruar në Facebook se ata me duartë e arta kanë vizatuar murale të ndryshme duke krijuar pamje të mrekullueshme dhe atraktive, dhe kështu kanë ndryshuar pamjen e pahijshme të këtyre hapësirave.

“Do të vazhdojmë edhe më tutje të mbështesim projekte të tilla për ta nxitur edhe më shumë aktivizimin e kreativitetit dhe përformancës artistike”, ka shkruar ministri Gashi.