17:22 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Gashi në Zagreb për bashkëpunim ndërshtetëror

Në kuadër të vizitës në Republikën e Kroacisë Zv.Kryeministri Dardan Gashi ka takuar Ministren e Zhvillimit Rajonal dhe fondeve të BE-së Gabrijela Zalac.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth përvojave të Kroacisë në proceset e  integrimeve Evropiane dhe përfitimit dhe menaxhimit të fondeve të BE-së sic janë IPA Binjakëzimi.

“Përvojat e shtetit kroat në këto procese kryesisht në prurjen e investimeve është një shembull dhe mundësi e mirë për Kosovën të ndjekë këtë rrugë” – ka thënë me këtë rast, zv. Kryeministri Dardan Gashi.

Përderisa ministrja Zalac ofroi bashkëpunim dhe u shpreh e gatshme të ndajë përvojat e shtetit që përfaqëson.

“Ministria që unë drejtojë ka një fondë 6.7 milardë euro fonde nga BE. Përvoja jonë është e tillë që të ndihmojmë ju në këto procese dhe mos të përsërisni sfidat eventuale nëpër të cilat kemi kaluar ne” – ka thënë ministrja Zalac.

Zv. Kryeministri njëherësh ministri I Diasporës dhe Investimeve Strategjike Dardan Gashi ka ftuar ministren Zalac të vizitojë Kosovën përderisa ka marrë përgjigje pozitive për këtë vizitë për në prill të këtij viti.

Ky është takimi i parë ndërmjet të dyja qeverive prej marrjes se mandatit qeverises te kryeministrit Haradinaj dhe kryeminitrit kroat Andrej Plenkovic, vitin e kaluar.

Temat: