21:34 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Gashi për opozitën: Kundërshtarët më të mëdhenj të Thaçit, po e ndihmojnë atë për dialog

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Dardan Gashi ka thënë se kundërshtarët më të mëdhenj të Thaçit, opozita, janë duke ia hapur vet atij dyert për të vazhduar më tej me dialogun.

Në një intervistë në emisionin “Zona B”, në Klan Kosova, Gashi ka thënë se opozita këtë po e bën përmes bllokimit të punës në Kuvendin e Kosovës parmes bojkotimeve.

“Me dashje apo pa dashje, ata që janë shpallur si armik të Thaçit ata po e ndihmojnë atë që të vazhdojë më tej me dialogun. Nëse parlamenti nuk dëshiron të mandatojë një ekip të përzier nga qeveria dhe opozita, atëherë kjo i bije se përmes bllokimit të përditshëm opozita po ia hap dyert Thaçit të shkojë vet në dialog. Pra, e them se nga ky bojkot i paarsyeshëm, Kosova po humb në aspektin ndërkombëtarë”, ka thënë Gashi.

Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Gashi ka thënë përmes këtyre bllokadave po i hapim rrugën Serbisë që të përparojë më shumë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Gashit thotë se Serbia tani e ka kusht njohjen e Kosovës nëse do të anëtarësohet në Be, porse, sipas tij, nëse Kosova vazhdon të jetë shkaktar i ndërprerjes së këtij dialogu, atëherë Beogradit mund të t’i hiqet ky kush.

“Nuk jemi në gjendje si klasë politike në Kosovë të krijojmë një platformë, ose ekip negociues, ndërsa Serbia po avancon më shumë. Kosova po ia zë vendin Serbisë duke refuzuar që të zgjedh problemet. Në këtë rast duhet të jemi të vetëdijshëm se Serbia po futet në negociata për një qëllim, për shkak se rruga e saj drejt BE-së është përmes dialogut. Ne nuk po  jemi në gjendje të vazhdojmë këtë dialog apo të gjejmë një zgjidhej për dialog dhe për këtë ata mund ta lirojnë Serbinë nga ky kusht. Këtë na kanë thënë edhe miqtë amerikanë se nuk do na presin gjatë. Integrimi i  Serbisë në BE do të marrë fund ndonjë ditë, ndërsa ne rrezikojmë të mbesim jashtë të gjitha proceseve duhet të fillojmë  bisedat, nuk duhet të jemi ne ata që po i ndërpresim, sepse një ditë mund të na kushtojnë shumë”, ka shtuar Gashi./Indeksonline/