18:35 / E Martë, 05 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Gashi: Politika fiskale zvogëlohet nga 2018-a, buxheti i ndihmoi sigurisë

Zëvendës ministri Financave, Fatmir Gashi, ka komentuar çështjn e buxhetit të Kosovës, projektligj i cili ende është duke u diskutuar në Kuvendin e Kosovës.

Gashi në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se ky buxhet i dha më së shumti shtytje sektorit të sigurisë, ndërsa ka ka potencuar se politika fiskale nuk do të rritet në 2018-të por ajo do të bie.

”Sipas buxhetit të vitit 2017-të që ka paraparë të hyrat e Kosovës, është mbi një miliardë. Ka qenë një projeksion që atëherë qeveria e ka aprovuar”.

”Kemi hapësira dhe mundësi ku njeri mund të rrisë të hyra, kjo është arsyeja pse kemi shku në të hyra reale. Madhësia e këtij kabineti qeveritar, është marrëveshje politike”.

”Kur flasim për shtyllat ku ka shku rritja, ne kemi shkuar në rritjen e forcimit të ligjit”.

”Të gjithë e dijmë që gjyqësori kishte ngecje. Meqenëse rritjen ekonomike e kemi atëherë do kemi dhe rritje të pagave për 4%. Kështu ishte marrëveshja”.

”Sigurimet shëndetësore as nuk i kemi heq as nuk mund t’i sjellim sepse pa fondin smund të realizohet. Ne nuk e kemi çmimet”.

”Borxhi publik në vitin 2014-të ka qenë 7% ndërsa në 2017-të borxhi ishte 15%. Kjo sepse është punu është rrit skema sociale. Ligji për veteran është ai që është dhe ne është dashur të kalkulojmë për atë që duhet”.