Gashi premton mbështetje për Sindikatën e Policisë
Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim nënkryetari i Sindikatës së Policisë Shaban Tasholli.
Në këtë takim, ministri Gashi dhe Tasholli biseduan lidhur me kushtet e punës dhe mirëqenien e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.Gjatë këtij takimi, ndër të tjera u bisedua edhe për sigurimet shëndetësore dhe njohjen e përvojës së punës së policëve gjatë viteve të nëntëdhjeta.
Ministri Gashi u zotua se Ministria e Punëve të Brendshme do të japë mbështetjen e saj në realizimin e kërkesave të parashtruara nga Sindikata gjë që do të ndihmonte avancimin e mëtejmë të Policisë së Kosovës.