16:36 / E Enjte, 06 Maj 2021 / A. M.

Gashi, VV-së: Ku mbetën çirrjet, mallkimet, konsistenca…!

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka kritikuar veprimin e deputetëve të LVV-së, të cilët votuan pro ndarjes së 11 milionë eurove për pagesën e rrymës në veri

Sipas tij, deputetët e partisë së Albin Kurti dikur çirreshin dhe mallkonin nga Kuvendi i Republikës dhe studiot televizive, qe te mos paguheshin faturat per energjinë elektrike te shpenzuar nga Serbet ne veri.

“Sot, partia e Albin Kurtit se bashku me Listën Serbe votuan qe nga buxheti i shtetit te paguhen faturat e energjisë se shpenzuar nga Serbet ne veri! Ku mbeten çirrjet, ku mbeten mallkimet, ku mbet konsistenca?!”, ka shkruar ai në Facebook. /Indeksonline/

May be an image of indoor