75 Mall Live Search
21:24 / E Mërkurë, 05 Prill 2023 / Gj. Sh

Gati rinovimi Napoli-Rrahmani, mungon vetëm zyrtarizimi

Rinovimi i Amir Rrahmanit me Napolin duket shumë i afërt.

Sipas raportimeve të medieve italiane, mbrojtësi kosovar ka arritur marrëveshjen me klubin napolitan për ta zgjatur bashkëpunimin deri në vitin 2027, plus një sezon tjetër opsional.

Të gjitha detajet e marrëveshjes javë vendosur, madje sipas raportimeve së shpejti pritet edhe njoftimi zyrtar i klubit të Napolit.