09:03 / E Premte, 12 Prill 2024 / G T

Gati sa nuk ia hoqi fanellën, tifozët e West Hamit s’e kuptojnë si ky rast nuk ishte penallti!

Skuadra e West Ham Unitedit u mposht 2:0 ndaj Bayer Leverkusen në ndeshjen e parë çerekfinale të UEFA Europa League.

Gjatë ndeshjes, futbollistët e klubit anglez kërkuan një penallti, pasi mbrojtësi Tah kapte në zonë sulmuesin, Antonio, shkruan Indeksonline

Madje, lojtari i Leverkusenit gati sa nuk ia heqi fanellën lojtarit të “The Hammers”, prandaj tifozët nuk e kuptojnë si në këtë rast nuk reagoi sistemi i teknologjisë, VAR-i.

Kujtojmë që ndeshja e kthimit zhvillohet javën tjetër në stadiumin e Londrës./Indeksonline/